Specialja “refuzon” Haxhi Shalën dhe avokatin e tij

Aktuale

Specialja “refuzon” Haxhi Shalën dhe avokatin e tij

Më: 11 mars 2025 Në ora: 17:24
Haxhi Shala

Haxhi Shala, si i akuzuar për pengim të drejtësisë, arriti marrëveshje muaj më parë për pranim të fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Mirëpo, mbrojtja e Shalës nuk po gjen gjuhë të përbashkët me Specialen, për kompensimin financiar.

Që nga muaji tetor i vitit të kaluar, avokati Tobby Cadman po kërkon rikualifikim të lëndës, në mënyrë që përfitimi financiar i tij të jetë më i madh.

Tash për tash, me Shalën të akuzuar për veprën penale “ndërhyrje në drejtësi”, Cadman paguhet nga shteti i Kosovës 11 mijë euro në muaj.

Ai po do që vepra të rikualifikohet, në atë mënyrë që t’ia mundësonte atij një pagesë prej mbi 15 mijë euro në muaj.

Mirpo këto kërkesa të Cadman, Specialja i ka refuzuar në vazhdimësi, nën arsyetimin se po e shmang padrejtësinë.

“Kjo kategori e veprave natyrisht është më pak komplekse në raport me veprat për çka është themeluar Gjykata Speciale, prandaj kompensimi si nga ana e Dhomave të Specializuara ashtu edhe nga mbështetja juridike dhe financiare që sigurohet përmes ligjit përkatës në Kuvendin e Kosovës, për këtë kategori është më e vogël, thotë Ardian Bajraktari avokat.

Këto kërkesa të avoaktëve, sipas Anton Nrecaj nga Instituti Clard, janë në harmonizim me rregulloren që përcakton mënyrën dhe sasinë e mbulueshmërisë financiare.

“Ideja nuk është që ata të përfitojnë më shumë nga proceset gjyqësore, por konsideroj se qëllimi i avokatit që të rikualifikohet vepra ose akuza ndaj të pandehurit, në këtë rast ndaj Shalës. Natyrisht, se kërkesat mund të jenë për veprimet që i kanë ndërmarrë por gjithmonë të harmonizuara me atë se çfarë parasheh edhe rregullorja”, thotë ai.

Gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese gjithashtu ia ka refuzuar Haxhi Shalës kërkesën që t’i hiqet masa e paraburgimit.

Kushtetuesja vendosi njëjtë sikurse Apeli dhe Supremja, duke vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të garantuara me Konventën Evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat