Kica-Xhelili përsëriti fjalët e Abdixhikut: Nuk hyjmë në një qeveri, që nuk e udhëheq LDK-ja

Aktuale

Kica-Xhelili përsëriti fjalët e Abdixhikut: Nuk hyjmë në një qeveri, që nuk e udhëheq LDK-ja

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:32
Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, thotë se partia që përfaqëson e ka bërë të ditur qartë gjatë fushatës se LDK-ja nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq Lumir Abdixhiku.

Ajo thotë se mjaft i qartë është bërë edhe hendeku i thellë me LVV-në dhe si LDK-ja nuk është parti “bllok opozitare”.

“Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK-ja nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona”, shkroi ajo në Facebook.

Kica-Xhelili shtoi se nëse vendi e do LDK-në në opozitë, si parti të tretë, aty do e ketë, duke konfirmuar se nuk ka pritshmëri që “kundërshtarët” e LDK-së të pajtohen me ta.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në fushatë ishim kristal të qartë! Janë tre gjëra që i kemi përsëritur vazhdimisht:

1. Kemi hendek të thellë me VV-në;

2. LDK-ja nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq LDK-ja (Lumir Abdixhiku);

3. Nuk jemi parti “bllok opozitare”. Jemi LDK-ja. Si e tillë, nuk jemi grup me të tjerët. Nuk formojmë qeveri jostabile veç për hir të pushtetit.

Mbi këto premisa, ne u votuam! Votuesi ynë, na dha besimin mbi këto qëndrime! Votuesi ynë, si para, njësoj pas zgjedhjeve – e gjen LDK-ja të pandryshueshme në premtimet e saj.

Nëse ky vend sot na do në opozitë, si parti të tretë, aty do të na ketë!

Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK-së nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona.

Sot, nuk pres që kundërshtarët e LDK-së të pajtohen me ne. Në fakt, mospajtimi i tyre konfirmon se jemi në rrugë të duhur të përfaqësimit të votuesit tonë.

Sot, jemi 65 mijë më shumë se në 2021!

Një ditë, do të ringritemi si një!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat