Pas Rutte-s, Osmani takohet edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut

Aktuale

Pas Rutte-s, Osmani takohet edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:12
Pamje nga takimi

Në vazhdën e takimeve që po realizon në Kosovë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, edhe Këshilli i Atlantikut të Veriut po zhvillon një sërë bashkëbisedimesh.

NAC-ja qëndroi sot në zyrën e presidentes Vjosa Osmani, për të biseduar rreth zhvillimeve në rajon.

“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, u shpreh Osmani, pas takimit.

Ky është postimi i plotë i saj:

Një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm në një moment vendimtar me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC).

Patëm një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n.

Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat