Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i kënaqur për takimin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar me ambasadorët e aleatëve në NATO-s dhe përfaqësues të vendeve të tjera që kontribuojnë me trupa të KFOR-it.
“Ky takim i rëndësishëm nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për të garantuar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin përreth”, ka shkruar Rohde në platformën “BlueSky”.
Great to see 🇽🇰 President Osmani meeting with Allied Ambassadors to NATO and representatives of other KFOR troop-contributing nations. This important meeting underscores our steadfast commitment and shared dedication to ensuring peace and security in Kosovo and the surrounding region. 🛡️🇽🇰
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) March 11, 2025 at 5:57 PM
[image or embed]
Kujtojmë se Shefi i NATO-s, Mark Rutte, po qëndron sot në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve, nga presidentja Osmani, deri te kryeministri Albin Kurti, por edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani dhe me zyrtarë tjerë të lartë të NATO-s.
Postim i plotë:
Shumë kënaqësi të shohim Presidenten e Kosovës, Osmani, duke u takuar me Ambasadorët aleatë të NATO-s dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera që kontribuojnë me trupa në KFOR. Ky takim i rëndësishëm thekson angazhimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për të siguruar paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajonin përreth. 🛡️🇽🇰