Rashiti: Nëse shpartallohet Ukraina, do të flitet për ndryshim territoresh e kufijsh

Aktuale

Rashiti: Nëse shpartallohet Ukraina, do të flitet për ndryshim territoresh e kufijsh

Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:26
Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti sonte në emisionin “DPT te Fidani”  ka thënë se është konkluduar se bota do të ketë katër fuqi globale, Rusia, Amerika, Kina dhe Evropa.

Mirëpo, Rashiti tha se Evropa nuk do të jetë siç ka qenë në dy shekujt e fundit.

“Nga ne që jemi marrë me marrëdhënie ndërkombëtare këto vitet e fundit, është konkluduar se bota do të ketë katër fuqi globale, Rusia, Amerika, Kina dhe Evropa dhe Evropa është vendosur në kategorinë e fundit, në numër katër, si një fuqi ekonomike, politike, ndërkombëtare, sepse ka ende fuqi të madhe, por nuk do të jetë Evropa siç ishte këta dy shekujt e fundit, sidomos në shekullin e fundit, s’do të jetë Evropa e tillë”

“Por, do të jetë e fuqishme për dy parametra, e para që ka ende mbrojtje nukleare, të fuqishme dhe nëse arrijnë vendet e BE-së të kenë një marrëveshje, përkundër luftërave shekullore mes veti, të futen një një ombrellë nukleare, kjo do të thotë shumë për Evropën dhe dy, parametrat ekonomik, ka ende kapital të fuqishëm financiar”, u shpreh ai.

Rashiti gjithashtu tha se nëse shpartallohet Ukraina, atëherë sipas tij, do të flitet për ndryshim territoresh e kufijsh.

“Edhe pa mbërri çështje te Ballkani, nëse kemi një shpartallim të Ukrainës, e cila domosdo do të fundosë të ardhmen e Gjeorgjisë, Armenisë, Moldavisë, konsekuencat do të jenë automatike”.

“Që do të thotë se do të flitet për ndryshim territoresh, kufijsh, riaranzhime me automatizëm, presioni më i madh këto ditë në BE bëhet se di të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor, t’i iket trenit të kapjes ose të ndikimit të aranzhimit që bëhet me Ukrainën”, është shprehur tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat