Zyrtari policor përdor revolen jashtë detyrës, IPK rekomandon suspendimin e tij

Aktuale

Zyrtari policor përdor revolen jashtë detyrës, IPK rekomandon suspendimin e tij

Nga: Bota sot Më: 11 mars 2025 Në ora: 19:29
Ilustrim

IPK ka rekomanduar suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

"Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

Bazuar në veprimet hetimore të ndërmarra deri tani nga hetuesit e IPK-së, dyshohet se zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka përdorur revolen zyrtare (me municion privat - jo zyrtar) në një fshat të Gjilanit.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti", thuhet në njoftimin për media..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat