Opinionistja, Meliza Haradinaj, ka ngritur në diskutim çështjen e konstituimit të institucioneve të reja, mbi diskursin e krijuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo u shpreh në Rubikon, se përveç PDK-së, asnjë subjekt nuk po sillet komform mesazhit që i është dhënë nga qytetari.
”Asnjë nga partitë, përjashto PDK-në, nuk sillet komform mesazhit që ia ka dhënë qytetari. Komform rezultatit zgjedhor”.
”E kemi Vetëvendosjen që ka dalë e para, është fituese e zgjedhjeve e cila nuk ka shumicën parlamentare dhe s’mund ta bëjë qeverinë pa ndonjë deputet të ndonjë partie tjetër. E shohim PDK-në e cila sillet komform rezultatit zgjedhor, si mandatar i dytë dhe e ka lexuar saktë mesazhin që ia ka dhënë qytetari”.
”Tek LDK-ja kemi një keqartikulim të mesazhit. Nuk e di a është ky mesazhi që ka dashtë vet LDK-ja ta përçojë mbrëmë. Janë vet kundërthënës dhe janë dy apo tri rryma brenda LDK-së”.
”Sepse në një takimi pesë orësh, të dalësh me dy qëndrime përjashtuese ndaj njëra-tjetrës, ndërsa e ke një kërkesë që nuk realizohet me asnjërin version që proklamon, si e kërkon kryeministrin? Me kë e kërkon një kryeministër?”
”Ne e dimë që president nuk ka nëse nuk është Vetëvendosja aty”.