Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kush bashkëpunon me Albin Kurtin, është armik i vendit.
Pas kësaj deklarate ka reaguar kandidati për deputet, Luan Gacaferi, i cili ka thënë se Kurti ka fituar rreth 400 mijë vota, dhe sipas tij, ato 400 mijë vota janë shqiptarë, ku ka fëmijë të atyre qe u vranë për lirinë e Kosovës në fushëbeteja me serbë, pastaj ka edhe luftëtarë, veteranë etj.
Duke ironizuar Gacaferi thotë “Ruana Zot deri ku mundet të shkojë "mendja" insonit!”.
Postimi i plotë:
Përafërsisht 400 mijë shqiptar te Kosovës qe e votuan Albin Kurtin na qenkan armiq të Kosovës aaaaa!!!!!
Mos o Ramush, se nga këta 400 mijë shqiptar qe e votuan Albinin, ka edhe fëmijë të atyre qe u vranë për lirinë e Kosovës në fushëbeteja me shkije, ka edhe fëmijë të atyre qe kanë humbur gjymtyrët e trupit në luftë kundër shkijeve, për çlirimin e Kosovës, ka edhe fëmijë të atyre qe kanë luftuar në vijën e parë të frontit për çlirimin e Kosovës nga shkijet!
Ka edhe nga ata qe e votuan Albin Kurtin, e qe vet ishin luftëtar në Koshare e në shumë beteja tjera nëpër Kosovë! Ka edhe invalid të luftës qe e kanë votuar Albin Kurtin! Ka edhe veteranë të vërtetë të luftës qe e kanë votuar Albin Kurtin!
Ruana Zot deri ku mundet të shkojë "mendja" insonit!