Shqiptaro-amerikani Agim Aliçkaj, ka thënë se amerika i do liderët e fortë e të pakorruptuar, të cilët e dijnë se çka kërkojnë.
Aliçka duke mbështetur Haxhi Avdylin me një status, thotë se Albin Kurti , Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë ata liderë, të cilët po mundohen për vendin.
Postimi i plotë:
BESA PO DIJNË SHUMË MIRË PËR TË BËRË KEQ, i nderuar Haxhi Avdyli !
Do ti humbin edhe zgjedhjet e ardhme pas 4 vjetëve.
Nuk e kan ende të qartë se është populli i Kosovës që vendosë për liderët e vet, askush tjetër.
Lexoni edhe këtë/ Marrëveshja Kosovë-SHBA/ Avdyli: Partneriteti me SHBA dhe NATO po forcohet, “godet” LDK-në!
Nuk e kan ende të qartë se Amerika i preferon liderët e fortë, të pakorruptuar dhe të vendosur, të cilët dijnë çka kërkojnë. Këta janë KM Albin Kurti , Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca . Këta janë ende liderët e shpresës dhe ardhmërisë së sigurt të shtetit të Kosovës.
Ndërsa ata të opozitës, shumica mund të shkojnë në pushim të përhershëm pa pagesë dhe ti marrin me vete edhe "pallavra" mediat e tyre.