Osmani kujton 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës: Mitrovica nuk u thye, Kosova nuk u gjunjëzua

Aktuale

Osmani kujton 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës: Mitrovica nuk u thye, Kosova nuk u gjunjëzua

Më: 13 mars 2025 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Sot janë bërë 26 vjet nga Masakra në tregun e Mitrovicës, në të cilën pati viktima e të plagosur.

Personat që humbën jetën dhe ata që ishin plagosur sot i ka kujtuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Sot, 26 vite më pas, kujtojmë me dhimbje shtatë jetët e pafajshme që u shuan tragjikisht në masakrën e tregut të Mitrovicës, ku dora kriminale e regjimit gjenocidal serb synoi që me granata ta thyejë shpirtin e një populli që luftonte për liri. Në mesin e viktimave kishte fëmijë e gra, njerëz të pafajshëm që, në vend të paqes, u përballën me brutalitetin”.

“128 qytetarë atë ditë mbeten të plagosur, ndaj dhimbja u gdhend përjetësisht në trupat e tyre dhe në zemrat tona. Ishte një sulm i pamëshirshëm, një akt barbar që kishte për synim të mbillte frikë, por në vend të saj, mbolli forcë dhe vendosmëri. Mitrovica nuk u thye. Kosova nuk u gjunjëzua”, ka shkruar Osmani.

Sot përkulemi me nderim përpara atyre që humbën jetën, përpara plagëve të një qyteti që u bë simbol i rezistencës. Në këtë përvjetor, e përsërisim zotimin tonë: ne do të kujtojmë, ne kërkojmë drejtësi dhe ne ecim përpara”.

“Lavdi viktimave të masakrës së tregut të Mitrovicës! Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat