Eksperti i sigurisë: Vuçiq po inskenon frikë për të justifikuar represionin

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Vuçiq po inskenon frikë për të justifikuar represionin

Më: 13 mars 2025 Në ora: 14:27
Avni Islami

Pas raportimeve nga mediat serbe se një grup i përfshirë në organizimin e sulmit në Banjskë ka mbërritur në Beograd, ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Islami akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiq për ndjekjen e një strategjie autokratike, duke krijuar krizë për të shuar revoltën popullore.

“Me ardhjen e terroristëve të Banjskës në Serbi dhe shfaqjen e paramilitarëve famëkeq pranë Presidencës, ai po inskenon një klimë frike për të justifikuar masa represive ndaj protestuesve më 15 mars. Asgjë nuk është rastësi – kjo është një strategji e pastër e mbijetesës politike përmes kaosit dhe shantazhit”, ka shkruar Islami në Facebook.

Sipas tij, destabilizimi i Serbisë nuk vjen nga qytetarët, por nga vetë regjimi, i cili përdor grupet kriminale si mburojë politike.

Ndërkohë, kryeredaktorja e së përjavshmes “Radar” në Serbi, Vesna Malishiq, ka konfirmuar se gazetarët e saj kanë marrë informacione mbi praninë e një grupi të lidhur me Banjskën në Beograd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat