Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, i hapet rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare

Aktuale

Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, i hapet rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare

Më: 13 mars 2025 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Gjykata Supreme i ka lëshuar rrugë KQZ’së që të shpallë rezultatet përfundimtare.

Supremja e ka refuzuar si të “pathemeltë” ankesën e PDAK- LpB kundër vendimit të PZAP për votimin me postë.

Në arsyetim thuhet se kjo ankesë ishtë e pasafatshme.

Pasi Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20 janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 janë pranuar dhe 3 janë pranuar pjesërisht.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Express se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare.

“Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar. Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” tha Elezi.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat