Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se blloku opozitar ka pas një marrëveshje paraprake që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ta formoj Qeverinë.
Por sipas tij rezultati zgjedhor nuk lejon që as blloku opozita e as partia fituese VV-në nuk mund ta krijojnë Qeverinë e re. Sipas tij, PDK-ja kundërshton koalicionin me VV-në.
‘’Aktualisht PDK-ja është kundër koalicionit me VV-në. Kundër LDK-së dhe AAK-së nuk është, por nëse bëhet një koalicion i tillë atëherë PDK duhet të udhëheq me Qeverinë.
Larg syrit të mediave mund të ketë biseda me LDK-në dhe AAK-në për krijimin e Qeverisë, por nuk ka asgjë konkrete.”, tha Haliti.