Nga Zvicra në Gllogjan për të përkujtuar vëllain e rënë

Aktuale

Nga Zvicra në Gllogjan për të përkujtuar vëllain e rënë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 21:20
Epopeja e Dukagjinit.

Nga Zvicra mori rrugën për tek varri i vëllait qe ra dëshmor.

Kjo pasi të hënën u shënua 27 vjetori i Epopesë së Gllogjanit e njohur edhe si Epopeja e Dukagjinit.

E Ilmi Malushaj, është vetëm njeri nga të rënët për liri në rrafshin e Dukagjinit.

Kujtimet me dëshmorin i ka të freskëta sikur se sot motra e tij.

“Momenti i fundit ka qenë kur vëllai ka shku për armatim në Shqipëri edhe duke u kthy kanë rënë në pritë edhe u vra. Momenti i fundit ka qenë prej Shqipërisë kur më ka thirr në telefon dy ditë para se me u nis për Kosovë. Më ka thënë mundet me ndodh gjithçka por ju lutem të mos dorëzoheni, mos u ligni”, shprehet Fatmire Malushaj.

Momenti kur mori lajmi që 34 vjeçari u zu në prit ishte tejet i rëndë për familjen Malushaj.

“Si motër ki dhimbje, por ki edhe krenari, mua krenari ma mund dhimbjen. Ishin momente të vështira s’ishte aq lehtë me marr lajme. Se unë jetojë jashtë Kosovës e me jetu jashtë ish shumë e vështirë se nuk e dije fort se çfarë po ndodh. Përmes shokëve e kemi kuptuar lajmin që ka ra”, thotë ajo.

Ndërsa veçmas për këtë epope e në nderim të dëshmoreve kishin ardhur edhe familjarë dhe qytetarë të shumtë.

“Jam nip i Haradinajve luftimet që janë bërë këtu më kanë mbetur në kujtesë. Ka qenë e njëjta thuajse me ngjarjen e Jasharajve dhe rezistenca që është bërë këtu në Gllogjan i ka treguar Serbisë që nuk dorëzohemi aq lehtë”, u shpreh Fatmir Hasani.

Kulla e Haradinajve edhe këtë përvjetor qe e hapur për miq e dashamirë që shkonin për homazhe në varrezat e dëshmorëve në kompleksin Memorial “ Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat