Osmanaj: Zgjedhjet e reja janë opsioni më i keq për Kosovën

Aktuale

Osmanaj: Zgjedhjet e reja janë opsioni më i keq për Kosovën

Më: 25 mars 2025 Në ora: 06:17
Egzon Osmanaj

Egzon Osmanaj nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, e ka vlerësuar si shqetësuese mos gatishmërinë e subjekteve politike për ndonjë bashkëpunim për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se situata që po kalon Kosova por edhe ajo që gjendet kontinenti i Evropës kërkon formimin e institucioneve të reja sa më shpejtë.

Osmanaj në emisionin “InfoNata” ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte opsioni më i keq për Kosovën.

“Nuk ka sinjal të qartë politik që ka gatishmëri prej çfarë do force me u bashku me në forcë tjetër dhe i themeluar institucionet. Kjo është pak shqetësuese për rrethanat që gjendet si Kosovë por në përgjithësi si kontinent dhe shumë shqetësues mos me pas qeveri deri verës ose pas saj. E skenari më i keq do të ishte që të kemi zgjedhje prapë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve po heziton të formojë qeverinë, ai ka thënë se në bazë të deklaratave të krerëve të kësaj partie, ata janë të gatshëm që të formojnë institucionet.

“Dhe nga këto deklarata që janë publike mund të konkludime se ata janë të gatshëm dhe mbase e kanë një formulë se si do ta bëjnë qeverinë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat