Pjetër Shala, i akuzuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka dorëzuar dosjen e apelit kundër urdhrit për zhdëmtim që e obligon të paguajë 208 mijë euro për viktimat e tij.
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, bëri të ditur se mbrojtësit të viktimave iu është dhënë një afat i ri deri më 4 prill për të dorëzuar përgjigjen e tij në dosjen e mbrojtjes.
Ky është urdhri i parë për zhdëmtim që i nënshtrohet procedurave të apelimit në DhSK dhe mund të shërbejë si precedent i rëndësishëm.
Griep gjithashtu dha detaje për zhvillimet e tjera, përfshirë hedhjen poshtë të një kërkese të ekipeve mbrojtëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që kërkonin dorëzimin e dosjeve përfundimtare njëra pas tjetrës.