Edhe pse jemi mes të dimrit, koha po i ngjan sikur të jetë stinë e pranverës në Republikën e Kosovës.
Bjeshkatarët dhe alpinistët, si gjithmonë vazhdojnë me agjendën e tyre në çdo fundjavë.
“Këtë të diel, me 7 shkurt 2021, Hikingnjeri organizon ecjen për në Rugovën me borë, përkatësisht në natyrën përrallore të Majës së Dromodolit në Hajlë të Shkrelit dhe në kufi me Malin e Zi.
Nisjen e ecjes do ta bëjmë nga fshati Bogë kështu që organizimi mund të shfrytëzohet edhe për ata që duan ta kalojnë ditën në skijim, natyrë, dëfrim nëpër shtëpiza / kafene malore etj.
Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë dhe zgjatë 10 kilometra komplet (lartë / poshtë) nëpër shteg me borë”, njofton “Hikingnjeri”.