Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, prej federatave më të organizuara dhe me të respektuara në vendin tonë, nesër në orën 11.00, në hotel ‘Sirius” në Prishtinë, do të mbajë Kuvendin zgjedhor të saj.
Presidenti i këtij asociacioni Arben Lila, me bashkëpunëtorët e tij, ka punuar me përkushtim dhe si rrjedhojë e kësaj nuk iu kanë munguar edhe të arriturat në vitet e fundit qoftë në rrafshin kombëtar qoftë në atë ndërkombëtar.
Në kuvend do të shtrohen disa pika të rëndësishme, ku do të diskutohet për alpinizmin dhe bjeshkatarinë, ndër sportet me atraktive në Kosovë.
“Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e fundit e Kuvendit Vjetor.
Prezantimi dhe miratimi i raportit vjetor dhe financiar. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve statutore të Federatës.
Zgjedhja e strukturave udhëheqëse për mandatin e ri katër vjeçar shkurt 2021 – 2025; zgjedhja e këshillit mbikëqyrës; zgjedhja e gjykatës së nderit; zgjedhja e kryesisë. Zgjedhja e kryetarit të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës; prezantimi i programit të kandidatëve”, ka bërë të ditur Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.