“Hikingnjeri” dhe "snownjeri” do të organizojnë ecjen përrallore gjatë fundjavës.
“Këtë të diel, me 7 mars, duke filluar në orën 07:00, dy organizatat si-motër, ‘hikingnjeri’ dhe ‘snownjeri’ do të organizojnë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës, përkatësisht në Majën e Madhe të Prevallës, e cila gjendet midis Sharrit të Prizrenit dhe Shtërpcës.
Ecja zgjatë 4.5 kilometra një drejtim dhe hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare.
Në grup do të marrin pjesë bjeshkatarë të të gjitha niveleve (fillestare dhe me përvojë) dhe skitarë, të cilët së bashku do te ngjiten në maje”, njoftojnë organizatorët..