Këtë të diel, duke filluar në orën 07:00 ‘Hikingnjeri’ do të organizojë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës, përkatësisht në Majën e Madhe të Prevallës 2150 metra, e cila gjendet midis Sharrit të Prizrenit dhe Shtërpcës.
Ecja zgjatë 4.5 km një drejtim dhe hynë në kategorinë e ecjeve të lehta / mesatare.
“Gjatë ecjes do të kënaqemi me atmosfere te paharrueshme, do te kemi pushime të shumta, do të bëjmë fotografi atraktive dhe pas kthimit do të kalojmë kohë në ambientet e Prevallës.
Në grup do të marrin pjesë bjeshkatarë të të gjitha niveleve (fillestare dhe me përvojë) dhe skitarë, të cilët së bashku do te ngjiten në maje”, shkruan mes të tjera në faqen e ‘Hikingnjeri’.