Fundjavë e pasur me aktivitete sportive dhe rezultatet kulmore për shtetin e Kosovës.
Alpinistja Uta Ibrahimi bëri mrekulli, duke u ngjitur në maje të malit më vdekjeprurës në botë përkatësisht në Anapurna - 8.091 m/lmd.
Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka publikuar fotografinë ekskluzive se si duket Uta pas ngjitjes në malin më vdekjeprurës. "Uta jonë, në majën Annapurna", shkruan në faqen zyrtare të FBAK-së.
Uta është në mes dhe sipas asaj që shihet në fotografi, ajo është jashtëzakonisht e lumtur me stafin e saj.
Uta nuk e ka ndërmend të ndalet, synon që të ngjitet edhe në majet tjera më të larta të globit.
Por kjo e fundit që e ka bërë ka qenë senzacion, për faktin se u ngjit në malin më vdekjeprurës në botë po ashtu lartësoi shtetin e Kosovës si askush tjetër.
Uta thyen edhe një rekord, ndërsa xhudistet tona fituan tri medalje në Kampionatin Evropian.
Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) janë kampionë të Evropës dhe Nora Gjakova (-57 kg) fitoi medaljen e bronztë.