FBAK ngushëllon alpinisten Uta Ibrahimi: Bashkëndiejmë me Ty!

Alpinizem

FBAK ngushëllon alpinisten Uta Ibrahimi: Bashkëndiejmë me Ty!

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:28
FBAK ngushëllon alpinisten Uta Ibrahimi: Bashkëndiejmë me Ty!

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, sot ka humbur njeriun me të shtrenjtë të familjes, babain. 

Uta ka marrë me mijëra mesazhe ngushëlluese nga të afërmit, miqtë, shokë e shoqe dhe personalitete të shumta të jetës sportive e kulturore dhe politike. 

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, i shpreh ngushëllime Utës dhe familjes së saj, për humbjen e më të shtrenjtit të tyre.  

“E dashura Utë, në këto orë të dhimbshme, mendimet tona janë me Ty. Kjo ekspeditë e radhës,  të sfidoi me shumë dhimbje, që largësia e bën edhe më të madhe.

Me pikëllim e dhimbje, dhe në pamundësi për të qenë afër teje në këto çaste, ne Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Ty dhe familjen Tënde, për ikjen e babait, shkëmbit Tënd, ku kishe mbështetje të sigurt gjithmonë. 

Amaneti

“Kur të mendoni për mua,

mos u pikëlloni,

por kini guximin, të flisni për mua dhe të qeshni,

lëreni vendin tim midis jush, ashtu, siç e kisha gjatë gjithë jetës”.

Në emër të FBAK-ut, Arianiti, Teuta dhe Himi”, shkruan në telegram ngushëllimin e Federata Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat