Klubi “Kosova Mountain Club” ka reaguar pas incidentit të rëndë që ndodhi në malet e Zubin Potoku, ku u sulmuan me armë zjarri nga serbët.
“Të gjithë jemi mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi.
Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgorës.
Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkatës.
Ju faleminderit qe treguat shqetësim dhe kujdes”, shkruan në faqen e klubit.