Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, sot ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Uta tregon për çfarë ka bieduar me presidenten e Kosovës.
“Sot, për herë të parë e takova Presidenten e Kosovës, shtetit tim, vendit tim.
E, edhe ma mirë kur Presidentja e vendit tim, është znj. Presidente Vjosa Osmani.
Folëm bashkë për ngjitjet në Himalaya, promovimin e maleve të Kosovës, e projektet me fëmijë e të rinj, etj.
Më dha edhe ma shumë motiv me vazhdu ma tutje ekspeditat në Himalaya, sepse janë puna ma e mirë që e bëjmë krejt bashkë për me e çuar vendin tonë përpara! Faleminderit”, ka shkruar Uta.