Po fillon sezoni “Hike and Swim” në vitin 2021 nëpër bjeshkë të Kosovës!
“Të dielën më 27 qershor duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme me aventura të bukura në liqenin e Jazhincës "Hike and swim"!
“Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve, duke kaluar përrocka, nëper gurë dhe natyrë magjepsëse.
Në fund do të ndalemi te liqeni i thellë i Jazhincës për not dhe pushim.
Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë total!”, njifton mes të tjera “Hikingnjeri”.