Klubi alpin Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sprovat e fundjavës përkatësisht me 27 qershor.
Organizatorët njoftojnë se do t’i vizitojnë bjeshkën përrallore të Shishtavecit, Çajës.
“Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ecjen e së dielës që do të zhvillohet në bjeshkët e Shishtavecit dhe rajonin e Lumës.
Këtë ditë do të përshkojmë bjeshkën përrallore të Shishtavecit, Çajës dhe Novosejit të Kukësit, ndërsa shtegtimi në livadhet e ngjyrave do të na shpalosë një ndër kullosat më të mëdha në Ballkan, Gurin e Mëngjesit dhe vet Majën e Kallabakut.
Shtegu është i përshtatshëm për të gjitha moshat, ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit”, njoftojnë organizatorët.
Udhërrëfyes është Nazmi Hasanramaj dhe ndihmës Haki Hasanramaj.