Bjeshkatarët sprovojnë veten nëpër bjeshkë të Kosovës andaj këtë të diele duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, Hikingnjeri do ta organizojë ecjen e përvjetshme me aventura të bukura në liqenin e Shutmanit në Brodin e Dragashit!
“Ecja do të bëhet nëpër bjeshke të Zllipotokut kah ski qendra e Arxhenës. Do te ngjitemi në majën Zllipotok 2293 metra dhe në fund do të ndalemi te liqeni i gjatë i Shutmanit për not dhe pushim.
Gjatë ecjes do të shohim bjeshkë pa fund duke filluar nga Korabi, Sharri jugor, Radika e Hajredin Pashës, Zllipotoku, Majën e Titos, Majën e Njerit, majet e Vracave etj. Gjithashtu, do ta përjetojmë fshatin e Brodit, florë dhe faunë me shumicë etj.
Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë total!”, njoftojnë organizatorët.