Si në çdo vikend edhe në këtë fundjavë, bjeshkatarët dhe alpinistët ia mësyjnë alpeve shqiptare.
“Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare e cila do të zhvillohet në rajonin e Bjeshkëve të Botushës, Koshares dhe Tropojës.
Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel.
Ecja përshkon Kosharen, Padeshin, Bjeshkën e Ujzave dhe atë të Zogut, për të arritur në Majën e Ujzave në lindje të Shkëlzenit.
Vizitë do të bëhet edhe në karaullën e Koshares dhe Monumnetin e Dëshmorëve”, njofton KA Prishtina.