Më 10 korrik duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, ‘Hikingnjeri’ do ta organizojë ecjen e përvjetshme me aventura të bukura në liqenin e Jazhincës "Hike and swim"!
“Ecja bëhet nëpër shteg mes pyjeve, duke kaluar përrocka, nëpër gurë dhe natyrë magjepsëse.
Në fund do të ndalemi te liqeni i thellë i Jazhincës për not dhe pushim.
Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë total!
Moti do të jetë me extra diell dhe shumë i ngrohtë”, njoftojnë mes të tjera organizatorët.