Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen në mbretëreshën e bjeshkëve të Kosovës, Majën e Gjeravicës.
“Gjatë ngjitjes do të vizitohet edhe Liqeni i Madh i Gjeravicës, Bjeshkët e Junikut si dhe Qafa e Gusanit.
Rrugëtimi është i organizuar me autobus deri në Junik, si dhe me vetura terreni nga Juniku në Bjeshkën e Gropës së Erenikut prej ku edhe fillon ngjitja.
Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel me datën 25.07.2021.
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km.
Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke dhe livadhe alpine”, njofton mes të tjera KA Prishtina.