"Hiking Njeri" këtë të shtunë do të organizojë ecjen e shkurtë për te liqenet dhe ujëvaret e Mirushës, përkatësisht te ujëvaret dhe liqenet nga 1-4.
Këtë të Shtune Hiking Njeri - Kosova Hiking Trips ka dëshirë qe t'ju ofrojë më shumë kohë për freskim dhe pushim në krahasim me ecjet e zakonshme nëpër bjeshkë.
Pasi në pjesët e epërme janë instaluar kabllot, me të cilat do të keni mundësi që më lehtë të arrini deri te ujëvaret dhe liqenet e larta fenomenale, do të jetë një mundësi e shkëlqyer që ato ti përjetoni këtë të shtunë.
Nisja do te bëhet nga Prishtina (Fushat e tenisit në Breg të Diellit) në orën 09:00 të mengjesit dhe kthimi kah ora 18:00.
Gjatësia e ecjes është rreth 5 km (lartë e poshtë) dhe vështërsia e ecjes deri te Mirusha është e lehtë. Pjesa ku ecet nga liqeni 1 deri te i 4-ti është ecje me vështërsi mesatare pasi nevoitet vigjilencë gjatë ecjes nëpër shkembinjë dhe gurë. Çdo vit, të gjithë fillestaret ia dalin ta bëjnë komplet ecjen, njoftojnë organizatorët.