Klubi Alpin Prishtina organizon ngjitje të kombinuar bjeshkatare në Majën Jezerce në Shqipërinë e Veriut me 05.09.2021.
Kjo ngjitje ka karakter bjeshkatar, ndërsa pjesëmarrja është hapur për gjithë ata që dëshirojnë ta arrijnë mbretëreshën e Alpeve Dinarike.
Maja Jezerce nuk ka karakter të lehtë, prandaj pjesëmarrësit duhet të llogarisin në ngjitje të kombinuar, punë ekipore dhe të jenë të përgatitur me ushqim dhe veshmbathje.
Meqenëse nisja bëhet herët, pjesëmarrësit duhet të kenë ushqimin me vete (nuk ka ndalesa), ndërsa ujë kemi rrugës. Veshjet rezervë dhe ushqime energjike duket të jenë pjesë e gjërave në çantë, njofton KA Prishtina.