Bjeshkatarët dhe alpinistët pothuajse në çdo vikend ia mësyjnë alpeve të ndryshme shqiptare.
"Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ekspeditën treditore në Theth (komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës), ekspeditë kjo e organizuar dhe e guiduar nga Klubi Alpin Prishtina.
Ekspedita do të zhvillohet me datat 24,25 dhe 26 Shtator (e Premte, e Shtunë dhe e Diel).
Ky vendbanim i lashtë i veriut është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore.
Stina e vjeshtës e zbulon një tjetër pamje të Veriut Shqiptar në regjionin e Krasniqes dhe Shalës, prandaj përshkimi këtyre luginave, qëndrimi në bujtinë, ushqimi dhe shoqërimi rreth zjarrit janë vetëm disa nga përjetimet që na presin”, njofton mes të tjera KA Prishtina.