Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, është krenare për suksesin që ka arritur në garën “Prishtina Trails”.
Ajo përveç në alpinizëm po tregohet e suksesshme edhe në sporte tjera. Uta është e lumtur që ngadhënjeu në “Prishtina Trails”.
“E përfundova garën e Prishtina Trails, 10 herë me ju sjell shtegut të njëjtë e me 10 kilometra, në total 100 kilometra, 2900D+ për 15 orë e 55 minuta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/10/auto_244741527_10226449357003576_454593107946506650_n1633900688.jpg)
Kështu duke u rankuar e para në këtë disiplinë, në dy kategoritë - vajza dhe djem.
Sfidat nuk vijnë veç prej distancave, apo ngjitjeve, ato vijnë edhe në këtë formë shume kreative, e shumë sfiduese për mendjen”, ka shkruar mes të tjera Uta në profilin e saj në facebook.