Bukuri e rrallë në alpet shqiptare. Dr. Teuta Bicaj, nënkryetare e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës (FBAK), ka postuar disa foto atraktive të Maja e Murgës-Pukë.
Panoramë e rrallë.
“Maja e Murgës-Pukë. Jo e madhe, e lartë (rreth 700 metra), por madhështore.
E veçantë e Pukës, ndër të tjera, ishte shkolla muze, ku kishte shërbyer mësuesit dhe poeti ynë i madh, Migjeni!
Tavolina e punës, e poetit Millosh Gjergj Nikolla
Pastaj, rrugëtimi deri në majë të Murgës, që për disa nga ne, që nuk kemi ecur një kohë të gjatë, nuk ishte edhe aq i lehtë, por e vlente, sepse nga lart, të ofrohej një pamje mahnitëse e liqenit të Komanit, dhe pendës ku ai përfundonte!”, ka shkruar Bicaj në profilin e saj në facebook.