Këtë të diel duke filluar në orën 06:30 të mengjesit 'Hikingnjeri' do të organizojë ecjen në majën e tretë më të lartë në Kosovë,majën e Bistrës 2651 metra, në Sharrin e Prevallës.
"Pamjet nga kjo maje, e cila gjendet ne kufi me Maqedonine Veriore janë mahnitese.
Do të shihni shumë bjeshkë në të dyja anët e kufirit, burimet e Lumbardhit të Prizrenit, ujëvare etj
Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të vështirësive dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.
Ecja komplete deri te maja dhe prapa është 14 km (larte / poshtë)", njofton mes të tjera "Hikingnjeri".