Fejohet alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi.
Lajmin e ka bërë të ditur Uta në profilin e saj në facebook, duke shprehur lumturinë e saj.
“Erdhëm në Demir Kapija me bë ngjitje e me festu ditëlindjen time, që e kam, edhe vjetorin e dashurisë, e dolëm për vrap të mëngjesit edhe në ndalesën e parë për me e pa ylberin,
Metodi më dhuroi unazë me 8-she, që në ngjitje asht lidhja ma e sigurt.
Normalisht që e pranova... Momenti ma i bukur i jetës..
Kështu, jeta është bë më e bukur që kur e kam taku një njeri si Meto, me shumë dashni për jetën, e sportin, me shumë humor, mirëkuptim e përkrahje maksimale të jetës që e bëjmë, e diçka të tillë nuk e kam pas për 37 vjet të jetës time. I bëj 38.
Urime vjetori edhe e ardhmja lepurush, që çdo ditë më bën me gaz e ma mbush me dashni
Të du sa malet”, shkruan alpinistja Uta.