Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur kryetarin e Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës - FBAK, Arianit Nikçi, i cili shoqërohej nga anëtarja e Bordit Ekzekutiv, Teuta Beselica.
Kryetari Nikçi e ka njoftuar presidentin Krasniqi me sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon FBAK.
Të dyja palët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.
Krasniqi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të përkrahur Federatën Bjeshkatare dhe Alpiniste të Kosovës në zhvillimin dhe masivizimin e saj.