Alpinistja Uta Ibrahimi ka synime të mëdha edhe në vitin 2022.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi.
Krasniqi ka përgëzuar Utan për arritjet e saja dhe promovimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, derisa i kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Nga ana e saj, alpinistja Ibrahimi ka folur për sfidat dhe sukseset e saja, derisa është shprehur falënderuese për mikpritjen.