SHB Sharri ka bërë të ditur se gjatë fundjavës që e lanë pas përkatësisht me 27 mars, janë ngjitur në majën Brijasetit.
Është një sukses i madh duke pasur parasysh edhe vështirësitë gjatë ngjitjes deri në maje.
Arben Bytyqi me një grup bjeshkatarësh, arritën të ngjiten në majën e Brijasetit (2567 m/lmd) në Bjeshkët Nemuna të Shqipërisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/01/auto_277566255_10166556797920077_4178750940517988093_n1648823135.jpg)
SHB Sharri
"Së bashku me një grup bjeshkatarësh nga trevat e ndryshme të Kosovës, realizuam ngjitjen në majën e Brijasetit, 2567 metra.
Ngjitjen dhe zbritjen e karakterizoi një shteg bukur sfidues dhe me mjaft adrenalinë!
Vende-vende kishte akull, borë e rrëshqitshme, tatëpjetëza dhe pjerrtësi bukur të mëdha, por kur ta kesh guidën profesionale si Rexhep Gërbavci, ngjitjet dhe zbritjet realizohen me lehtë, sado sfiduese te jenë!", tha Bytyqi.