KMC i fton në ecjen e radhës të Liqeni i Tropojës & Maja e Trekufirit 2377 metra. Ecja mbahet këtë të diel.
“ Liqeni i Tropojës ndodhet në Parkun Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" në zonën e Bjeshkëve të Junikut në Grykën e Deçanit, saktësisht mbi Bjeshkën e Gacaferëve nga edhe do të bëhet ngjitja, kurse fillimi i ecjes do të jetë mbi Koznjer.
Ecje në dy drejtimet (gjithsej):18 km për ata që shkojnë vetëm deri të Liqeni dhe 20 km për ata që ngjiten në maje.
Ngjitje: 1000 metra dhe 1300 metra për ata qe duan te ngjiten ne Majen e Trekufinit”, njofton KMC.