Është sezoni “Hike and Swim” nëpër bjeshkë të Kosovës andaj këtë të diel (19 qershor) duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit,
“Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme me aventura të bukura në Sharrin jugor dhe liqenin e Shutmanit në Brodin e Dragashit!
“Ecja do të bëhet nëpër bjeshke të Zllipotokut kah ski qendra e Arxhenës.
Do te ngjitemi në bjeshkën e Zllipotokut 2293m dhe në fund do të ndalemi te liqeni i gjatë i Shutmanit për not dhe pushim.
Gjatë ecjes do të shohim bjeshkë pa fund duke filluar nga Korabi, Sharri jugor, Radika e Hajredin Pashës, Zllipotoku, Majën e Titos, Majën e Njerit, majet e Vracave etj. Gjithashtu, do ta përjetojmë fshatin e Brodit, florë dhe faunë me shumicë etj”. njofton “Kosova Hiking Trips”.