Kosova Hiking Club fton që këtë të diele ta kalojmë bashkë në ngjitjen e Majës së Livadheve dhe liqenit të Gjolit në Brezovicë.
"Rruga është e lehtë dhe e mbushur me pamje fantastike si Maja e Livadheve me 2499lm, e në maje freskohemi duke bërë not në ujin e ftoftë të liqenit i rrethuar nga një natyrë e mrekullueshme e Bjeshkëve të Sharrit
Shtegu nga poshtë deri në maje ( liqeni i Gjolit) për një drejtim është 7km. (Gjithsej 14km).
Pra rekomandohet edhe për fillestarë pasiqë është një ngjitje e lehtë.
Nisja :e diele, 26 qershor tek parkingu përball RTV21-Prishtinë. Ora 07:00 e mëngjesit", njoftojnë organizatorët.