Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi’’ njofton të gjithë të interesuarit për marrje pjesë në organizimin:
Ecje në shtegun e ngjyrave nga pjesa mbi fshatin Novosej deri të Kallabaku dhe kthimin ka Guri i Mengjesit në fshatin Shishtavec (ditën e diel, 26 qershor).
“Koha më ideale ta shijoni gjelbërimin, lulet dhe borën që është ende e pranishme atje, pamje panoramike nga Fusha e Korabit, majës së Korabit, Gjallicës, Pikëllimës, Rudokës, Vracave, fshatit Novosej, Shishtavec, Restelicë etj!
Tipi i aktivitetit - aksionit ecje e lehtë-mesatare (bjeshkatari, qëndrim në natyrë , shëtitje, argëtim etj). Pajisja e nevojshme: këpucë të thella, rroba të lehta”, njofton mes të tjera “Shkëmbi’.