Këtë të diele (me 17 Korrik) duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme "Hike and sëim" në një ndër majet më të larta të Brezovicës, Majën e Livadheve 2499 metra, Majën Meanqe 2317 metra dhe vizitën te liqeni i madh i Brezovicës, Gjolin (liqeni i livadheve), ku do të kemi mundësi që për 2 orë të kënaqemi me not dhe pushim.
“Nga maja dhe kurrizi i Sharrit do të shohim bjeshkë gjithandej në dy anët e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë.
Gjithashtu, do ta shohim Prishtinën dhe Shkupin në të njëjtën kohë.
Po ashtu majën e Lybetenit, majet tjera të vargmalit të Sharrit dhe një pjesë të madhe të Kosovës”, njofton “Hikingnjeri”.