Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK, sot përfundoi misionin me sukses në shenjëzimin e shtegut nga fshati Pllajnik, deri në majën e Begut.
“Sot, u realizua me sukses aktiviteti për shenjëzimin e shtegut nga fshati Pllajnik, deri në majën e Begut, 2493m/lmd.
Një aktivitet i organizuar nga vullnetarët e fshatit Pllajnik dhe komisioni për shënjëzimin e shtigjeve malore, i FBAK.
Pjesëmarrës ishin anëtarët nga komisioni i ngjitjes nga ShB.Sharri, ShBA Gjeravica dhe Klubi Alpin Podguri, bjeshkatarë nga ShB Haxhi Beda, nga Tirana dhe viset tjera të trojeve tona.
Qëllimi i aktivitetit ishte thellimi i bashkëpunimit ne mes të FBAK-ut dhe komunitetit nga fshatërat e zonës së Opojës, që do të fuqizojë ngritjen e infrastrukturës malore, që do të stimulojë dhe fuqizojë zhvillimin e turizmit malor në zonat e fshatrave to Opojës.
Në fund ishte përgatitur dreka tradicionale nga nikoqirët, të cilët si gjithmonë dëshmuan për mikpritjen, zemërgjerësinë e bujarinë Opojare.
FBAK do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të rajonit duke iu ofruar këshilla dhe punë profesionale të natyrës së fushës së sigurisë malore.
Të dhënat teknike:
Distanca:15 km
Disniveli: +1170m/-1170m
Pjesëmarrës : 70
Udhëheqësit : FBAK & Vullnetarët nga Pllajniku”, njofton Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.