Tri vajza që bënë mrekullinë, janë Arbenita Pajaziti, Elvira Ibrahimi - Hoti dhe Shpresa Ismajli.
Këto vajza u ngjiten në Mont Blanc.
“Pjesë e ekspeditës që u ngjitën në Mont Blanc ishin edhe 3 vajza, trimëresha të vërteta.
Arbenita Pajaziti, Elvira Ibrahimi Hoti dhe Shpresa Ismajli sollën shumë energji pozitive për grupin dhe motivim. Nuk u dorëzuan asnjëherë sado që ishte sfidë e vështirë.
Ndonëse ngjisnin një mal aspak të lehtë por të rrezikshëm ato nuk ja patën frikën, dhe me buzëqeshje e mposhten lodhjen e stresin e të gjitha sfidat e tjera që i sjellë qëndrimi në nivel aq të larta.
Ato jo vetëm që janë vlerë e grupit dhe KAP, me tepër ato janë vlerë e shoqërisë, shembull që duhet të ndjekët nga të gjithë!
Urime vajza!”, shkruan në faqen KA Prishtina.