Pamje e bukur tek Alpet Shqiptare. Pamje që kënaqin edhe syrin e vizitorit.
“Këtë javë po kthehemi të vizitojmë bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, ku do të ecim përgjatë luginës së Valbonës deri tek Ujëvara e Valbonës.
Ecja është e shkurtë dhe e lehtë, me disnivel maksimalisht 200 metra nga pika e nisjes deri në destinacion andaj rekomandohet edhe për fillestarë që nuk kanë përvojë në hiking e megjithatë na ofron pejsazhet më të bukura të luginës dhe mundësinë që të freskohemi pasi të mbërrijmë te ujëvara.
- Me vete duhet të keni krem për mbrojtje nga dielli, dy bluza, këpucë ose patika të ecjes, shami ose syze për diell, dy litra ujë dhe ushqim sipas dëshirës”, njofton “Kosova Hiking Club".