Garuesit e Kosovës po garojnë me sukses në Kampionatit Botëror të Skyrunning të Italisë.
Sot ka garuar Erzen Zyberaj në mesin e yjeve të botës përkatësisht në disiplinën Sky 31 kilometra e gjatë dhe 2600 metra ngjitje.
“Starton Kosova në ditën e tretë të Kampionatit Botëror të Skyrunning në Itali përmes vrapuesit Erzen Zyberaj në mesin e yjeve botërore të Skyrunning.
Edis Krusha me përfaqësuesen tonë janë aty për çdo nevojë e mbështetje”, bëhet e ditur nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës (FBAK).
Duhet theksuar se në ditën e dytë të Kampionatit Botëror, disiplinën Skyultra e dominuan Italia dhe Spanja. Garuesi ynë i dytë Uran Ahmeti, pas një lëndimi gjatë vrapimit, u detyrua ta ndërpresë garën.
Pardje Edis Krusha e përfundoi me sukses garën, Vertical – Rampigada Vertical: 3.8 km e gjatë me 1,063 metra ngjitje vertikale në në Ossola të Italisë!