Garuesi Erzen Zyberaj ka prezantuar denjësisht Kosovën në Kampionatin Botëror të Skyrunning, që po mbahet në Itali.
Në një konkurrencë shumë të fortë, në mesin e yjeve, ai ia doli të renditet në vend të 34-t.
Është një rezultat i mirë kur merret parasysh konkurrenca shumë e fortë.
Zyberaj garoi në disiplinën Sky 31 kilometra e gjatë dhe 2600 metra ngjitje.